BQK, MPB, Policia dhe SHBK diskutojnë për sigurimin fizik të bankave
Prishtinë, 7 dhjetor - Me ftesë të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti është mbajtur takimi me ministrin e Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, drejtorin e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës Riza Shillova, anëtarin e Bordit të Shoqatës së Bankave Orcun Ozdemir dhe drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.
Në këtë takim u diskutua për shqetësimet rreth dukurisë së plaçkitjes së bankave në Kosovë.
Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse në këtë takim shprehën gatishmërinë për të ndërmarrë masat e nevojshme, me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë në sektorin bankar dhe u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin ndërinstitucional për të adresuar këto sfida.