Bosnja e Hercegovina bllokon pronat e Naser Kelmendit
Sarajevë, 17 maj - Gjykata në Bosnje dhe Hercegovinë i ka bllokuar të premten shtatë prona të patundshme që janë në pronësi të biznesmenit kosovar, i cili ka edhe nënshtetësi të Bosnjes, Naser Kelmendi, përfshirë edhe hotelin Casa Grand në Iligjë.
Vendimi i gjykatës ka vendosur edhe për dy banesa në Sarajevë dhe katër shtëpi që gjenden në rrethinën e Sarajevës, në Hrasnicë dhe Butmir.
Prokuroria e Bosnjes e ngarkon Kelmendin për krim të organizuar, që lidhet me tregti të drogës si dhe për vrasje.
Kelmendi aktualisht gjendet në paraburgim në Kosovë.
Autoritetet kosovare e kanë arrestuar atë në bazë të nëj fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Bosnja.
Por, meqë Kosova dhe Bosnja nuk kanë marrëveshje ekstradimi, EULEX-i ka marrë rastin në dorë dhe po e akuzon atë për krim të organizuar.