Bosi i tregtisë së drogës dyshohet se fshihet në Kosovë
Prishtinë, 14 shtator - Një prej njerëzve që dyshohet të jetë bosi i tregtisë së drogës në Ballkan dhe në Europë, Naser Kelmendi është parë ditën e mërkurë në qytetin e Pejës, në perëndim të Kosovës.
Antidroga e SHBAsë, policia boshnjake dhe ajo malazeze iu kanë vënë pas atij, por deri më tash nuk kanë arritur ta kapin.
Burime të Express kanë treguar se në Kosovë nuk ka fletë-arrest për të shumëkërkuarin Kelmendi dhe se autoritetet policore po përpiqen ta rregullojnë bazën ligjore për kapjen e tij.