27 Dhjetor 2024

Bosi i klanit të Krushecit e dogji Jarinjën

Mitrovicë, 14 dhjetor - Pas incidentit të 28 nëntorit në Jagnjenicë, kur ka ndodhur përleshja mes serbëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it, qëndron bosi i klanit të narko-dilerëve të Krushecit, organizatës më të fortë kriminale të Serbisë, raportojnë mediat serbe.

Ky bos i trafikimit të drogës, kundër të cilit autoritetet serbe kanë ngritur disa procese gjyqësore, është kushëri i afërt i Zvonko Veselinovicit, serbit nga Mitrovica, i cili sipas informatave të policisë serbe dhe ë KFOR-it, ka organizuar konfliktet dhe ka djegur pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

“Ky bos i krimit është ai vëllai i Veselinovicit, të cilin, pa përmendur emra, në deklaratën e djeshme për media e ka akuzuar komandanti i KFOR-it, Erhard Drews”, thotë burimi i Blicit nga MUP-i i Serbisë.

Liderin e klanit të Krushecit me Veselinovicin e lidh farefisnia. Ata dy, raporton Blic, kanë raporte biznesi, sidomos në kontrabandimin e derivateve të naftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)