Bosch: Thaçi ndërhyri në drejtësi
Prishtinë, 4 qershor - Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka thënë se zyrtarët nuk duhet ti komentojnë vendimet e gjykatave.
Bosch në një intervistë për Kosova sot tha se rasti Drenica nuk ka lidhje me vlerat e luftës, ndërsa sipas tij, Thaçi me komentet e bëra ndërhyri në drejtësi.
Ai tha se shtyrja e vendimit për Specialen ka pasoja negative. Sipas tij, kjo Gjykatë nuk e cenon sovranitetin e Kosovës.
Ambasadori holandez flet edhe pse po mbush gropa në Prishtinë.