15 Maj 2024

Borchardt takoi kryetarët e Komunave të veriut

Prishtinë, 20 qershor - Sot, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, Bernd Borchardt, takoi në Mitrovicën e veriut kryetarin e Zubin Potokut, Stevan Vulović, atë të Zveqanit, Vučina Janković, dhe të Mitrovicës së veriut, Goran Rakić.

Gjatë takimit u diskutuan çështjet të cilat janë shqetësim i përbashkët lidhur me sigurinë e qytetarëve dhe sundimin e ligjit në Kosovën veriore, ndërsa Bernd Borchardt po ashtu shfrytëzoi rastin t’i informojë të tre kryetarët lidhur me mandatin e ri të misionit.

Bernd Borchardt tha: “Qëllimi ynë i përbashkët është ta garantojmë sigurinë dhe mirëqenien e popullsisë dhe të ndërtojmë institucione të fuqishme të sundimit të ligjit për të mirën e qytetarëve vendas. Ky është një parakusht thelbësor për zhvillimin ekonomik në një ekonomi të tregut.”  

Shefi i Misionit EULEX gjithashtu diskutoi me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovën veriore lidhur me çështje të ndryshme që janë me interes për popullsinë në veri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)