Borchardt: Qasja e EULEX-it do të jetë e njëjtë
Prishtinë, 25 korrik - Shefi i EULEX-it në Kosovë, Bernd Borchardt, thotë se asnjëherë nuk i ka thënë askujt që të mos e arrestojë dikë.
Sa u përket hetimeve për akuzat e Dick Martyt, ai ka thënë se EULEX do të ketë rol mbështetës në këto hetime.
Hetimi i krimeve të luftës, është njëjtë detyrë e jona si hetimi i korrupsionit apo hetime të tjera, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.\"
\"Bernd Borchardt, ka thënë se pavarësisht se sa do të jetë në numër prezenca e misionit të EULEX-it në Kosovë, qasja e tij do të jetë e njëjtë.
Për Task Forcën që heton pretendimet e senatorit zviceran Marty, thotë se janë bërë jashtë meqë dëshmitarët nuk ishin të gatshëm të hyjnë në Kosovë.
Ai nuk e dëshiron të flas për dëshmitarët e mbrojtur, ndërsa thotë se është e vështirë të thotë se sa mund të zgjasin gjykimet në të ardhmen.
Është e vështirë të parashikohet. Nëse të akuzuar potencialë deklarohen të fajshëm, shpejtë shkon, e nëse rasti shkon në instanca tjera deri te Kushtetuesja, gjithçka mund të zgjas më shumë, thotë ai.