Borchardt largohet nga udhëheqja e EULEX-it
Prishtinë, 21 shtator - Shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt, do të largohet nga ky funksion.
Mediat serbe thonë se lajmin e kanë konfirmuar nga burimet e tyre në Prishtinë.
Siç sqarojnë ato, Borchardt do të largohet brenda dhjetë ditësh, pas gati dy vjetësh mandat, dhe do të kthehet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Këshilli i vendeve të Bashkimit Evropian, kohë më parë, mandatin e EULEX-it e ka zgjatur deri në qershor të vitit 2016.