03 Maj 2024

Borchard: Nuk largohemi pa kryer misionin tonë

Prishtinë, 14 nëntor - Shefi i EULEX-it, Bernd Borchard, në një intervistë për Radio Kosovën deklaroi se vendimi për përfundimin e mandatit të misionit që ai drejton, do të rregullohet me një marrëveshje që do të mund të arrihej ndërmjet Brukselit, me rekomandimet teknike të EULEX-it, të 28 vendeve anëtare të BE-së dhe Kosovës.

”Ne jemi mysafirë këtu dhe një ditë do të largohemi, por nuk dëshirojmë që të largohemi pa kryer punë tona”,-tha Borchard për radio \"Kosovën\".

I pyetur në lidhje me incidentet në veri ditën e zgjedhjeve, Borchard tha falë ndërhyrjes së policisë së Kosovës dhe EULEX-it, u bë i mundur stabilizimi i situatës.

Sa i takon shpërbërjes së strukturave e strukturave paralele në veri të Kosovës, shefi i EULEX-it thotë se është shënuar progres.

\"Policia dhe gjykatat paralele janë shpërbërë. Është vendosur të mbeten vetëm disa segmente tjera, si p.sh. çështja e kujdesit shëndetësor, por kjo është marrëveshje e përbashkët e cila po vazhdon. Në anën tjetër, edhe bisedimet rreth integrimit të këtyre strukturave, në ato të Kosovës, janë duke vazhduar. Ka disa çështje të hapura të cilat presim që të zgjidhen shumë shpejt\",-tha ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)