Bora ka vështirësuar disa akse rrugore në Kosovë
Në akset rrugore janë caktuar Njësite Policore të Komunikacionit Rrugor të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për pajisjen e automjeteve me goma dimërore , zinxhirë për goma, si dhe për respektimin e normave të shpejtësisë së lejuar dhe përshtatja e kushteve të rrugës, gjithashtu edhe ndërmarrjen e masave preventive ndaj shoferëve të cilët janë të obliguar për përdorimin e dritave për ndriçimin e rrugës dhe dritat e mjegullës në rastet e zvogëlimit të dukshmërisë së rrugës.
Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor, tu përshtaten kushteve atmosferike si dhe të përdorin zinxhirët gjatë lëvizjes në akset rrugore ku bora dhe ngricat mund të janë të pranishme, e sidomos në orët e vona kur temperaturat mund te jenë të ulëta e të paraqiten ngrica.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.