23 Dhjetor 2024

Bonfili: EULEX ka kapacitet për të hetuar pretendimet e Dik Martit

Prishtinë, 18 maj - EULEX-i është përgjegjës dhe i aftë për të hetuar dyshimet mbi trafikimin e organeve, për të cilat pretendon raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti, ka deklaruar shefi i komponentës së drejtësisë në kuadër të EULEX-it, Silvio Bonfili.

Duke thënë se EULEX-i aktualisht gjykon edhe në rastet e krimeve të kryera jashtë Kosovës, Bonfili ka hedhur poshtë pohimet se misioni i tij nuk ka kompetenca për të zhvilluar hetime jashtë territorit të Kosovës.

Duke vlerësuar ndërkaq se EULEX-i ka “një sistem të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e dëshmitarëve”, ai ka hedhur poshtë vlerësimet se në Kosovë nuk ekziston një sistem i këtillë.

“EULEX-i ka kapacitet për mbrojtjen e dëshmitarëve. Në Kosovë tashmë është në procedurë ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve. Kjo do të sforcohet edhe më shumë në kuadër të BE-së dhe prandaj jemi absolutisht të bindur se me sistemin tonë për mbrojtjen e dëshmitarëve, mund ta zhvillojmë një hetim të tillë me lehtësi”, ka thënë Bonfili.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për çështjen e gjykatave në Mitrovicë, duke shprehur optimizmin e tij se “në të ardhmen e afërt, do të arrihet një zgjidhje”.

Bonfili sot gjendet në Beograd për t`u takuar me përfaqësues të ministrisë serbe të drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)