10 Maj 2024

Bondsteel pritet të mbyllet më 2014

Prishtinë, 19 qershor - Shtetet anëtare të Aleancës Veriatlantike - NATO-s po e mendojnë seriozisht reduktimin e mëtutjeshëm të KFOR-it.

Burime të gazetës “Tribuna” kanë thënë se në Këshillin Veriatlantik janë duke u bërë diskutime që gjatë vitit 2014 të reduktohet trupa paqeruajtëse e kësaj organizate në Kosovë deri në jo më shumë se 4 mijë trupa.

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se varësisht nga zhvillimet në veri të Kosovës, pas Marrëveshjes së Brukselit do të vendoset edhe për fazat se si do të ndodhë reduktimi.

Por sipas tyre, qëllimi është që kampi, deri tash më i madhi i ushtrisë amerikanë në rajon, Bondsteel, të mbyllet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)