Bombë dore është gjetur nga banorët e lagjes Emshir
Prishtinë, 29 mars - Një bombë dore është gjetur sot në mëngjes nga banorët e lagjes Emshir në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shpërthimin e granatës së dorës në mënyrë të kontrolluar. Nuk është raportuar për të lënduar e as të arrestuar.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës, ka deklaruar se, rasti është raportuar sot rreth orës 10:00. Policia ka marrë një informatë se është gjetur një mjet i cili dyshohet të jetë mjet i dyshuar shpërthyes, ka thënë Ahmeti.
Ajo tha se, njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta kryejë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar. Hetimet ende po vazhdojnë.