17 Janar 2025

Boiken Abazi, ka rënë në kundërshtim me dispozitat e ligjit

Prishtinë, 17 mars - Me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, Policia e Kosovës sqaron veprimin e ndërmarrë lidhur me urdhër largimin për qëndrim të paligjshëm të personit B.A. nga Shqipëria në Republikën e Kosovës (RKS).

Në mbështetje të nenit 97 të Ligjit për të Huajt nr. 04/L-219 dhe nenit 8 paragrafit 1 të Udhëzimit Administrativ (MPB) Nr. 09/2014, për kthimin e të huajve me qëndrim të paligjshëm në Republikën e Kosovës, është nxjerr urdhër për largim të personit B.A., pasi i njëjti gjatë qëndrimit të tij në RKS ka rënë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë ndërmarrë konform autorizimeve ligjore, kryesisht që ndërlidhen me ligjin për të huaj dhe organet kompetente të zbatimit të ligjit.

Personi i larguar nga Kosova ka pasur pesë (5) raste të evidentuara, ku shumica prej tyre kanë qenë të mbyllura apo në raste të hapura në procedure të rregullt, për çka nuk ka pasur Urdhër arrest e as Letër rreshtim ndërkombëtar, apo ndonjë kërkesë të prokurorisë  apo gjykatës për arrestim apo paraqitje para këtyre organeve.

Kështu që ç’do veprim apo vendim i ndërmarrë në këtë rast ka qenë në harmoni të plote me procedurat ligjore, Ligjin për të Huajt dhe Udhëzimin Administrativ.

Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe kohore te vitit 2016, deri me tani i ka larguar, dëbuar tetë (8) persona shtetas të Shqipërisë, të cilët kanë rënë në kundërshtim me ligjin për të huaj, respektivisht për qëndrim të pa ligjshëm në Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)