03 Maj 2024

Bllokuesit e rindërtimit tensionojnë situatën në veri

Mitrovicë, 15 korrik - Situata e sigurisë gjatës javës së fundit ka qenë me tensione për shkak të disa incidenteve që kanë ndodhur në veri të Mitrovicës.

Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit lokal për siguri publike që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, u fokusua në problemet që kanë dalur sa i përket rindërtimit në thellësi të Kroit të Vitakut.

Ai përmendi pengesat që kanë bërë strukturat ilegale serbe duke bllokuar rrugën me automjete dhe qytetarë për të pamundësuar rindërtimin atje.

Nënkryetari Haziri edhe një herë përsëriti se rindërtimi nuk është i orientuar kundër asnjë komuniteti, por bëhet me qëllim që të krijohen kushte për kthimin e banorëve që janë duke jetuar në kushte të rënda që 14 vite.

“Nuk janë të vërteta spekulimet se rindërtimi po bëhet me qëllim të ndryshimit të strukturës demografike në veri”, tha ai.

Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se gjatë javës së fundit në veri ka pasur disa incidente, por fatmirësisht nuk kanë eskaluar duke ju falënderuar banorëve shqiptarë që nuk kanë rënë në provokime.

“Gjatës javës së fundit përveç pengesave në rindërtim, kemi pasur edhe bllokadë të rrugës magjistrale afër Rudarit nga dhjetëra punëtorë serbë të Odës ekonomike, që në atë mënyrë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pagat që nuk i kanë marrë si dhe sulmin fizik ndaj një të riu shqiptar në veri të qytetit”.

Drejtori Bala, theksoi se këto incidente janë duke u bërë nga strukturat ilegale, të cilat duan që të sfidojnë edhe implementimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel.

“Vërehet një përçarje në mes këtyre strukturave, të cilat kanë mbetur në një situatë konfuze dhe duan që dhunshëm t’i realizojnë qëllimet e tyre”.

Ai kërkoi nga strukturat e sigurisë që t’i koordinojnë veprimet dhe të jenë më të vendosura për të krijuar siguri për lëvizje të lirë dhe për të vazhduar procesin e rindërtimit në veri.

Ndërsa duke ju referuar mbylljes së stacioneve të MUP-it në veri, Bala kërkoi që të verifikohen mirë këta hapa në mënyrë që mos t’u lihet mundësia e veprimit në ndonjë lokacion tjetër.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)