Bllokohen disa fshatra shqiptare
Mitrocivë, 25 prill - Rruga që të çon në fshatrat Kelmend, Zhazhë e Boletin është bllokuar me gurë duke penguar qarkullimin e lirë të banorëve shqiptarë të kësaj ane.
Ndërsa zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti njoftoi se rruga është zhbollkuar nga policia.
Policia ka iniciuar hetimet e rastit në bazë ligjit mbi rend dhe qetësi publike, për vepër të jashtëligjshme krijim të rrethanave të rrezikshme, ka thënë Hoti.