15 Maj 2025

Bllokada shtyn formimin e Gjykatës Speciale për krime lufte

Prishtinë, 29 shtator - Zvarritja e konstituimit të legjislaturës së re, do të shtyjë për një afat të pacaktuar krijimin e Gjykatës Speciale.

Ndonëse legjislatura e kaluar e Kuvendit të Kosovës ia pati dhënë dritën jeshile krijimit të Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë, sipas raportit të Dick Martyt, zvarritja e konstituimit të legjislaturës së re, do të shtyjë për një afat të pacaktuar krijimin e kësaj gjykate.

Tanimë dështimi që një gjykatë e tillë të krijohet brenda këtij viti dhe që vitin tjetër të nis funksionimin, e ka pranuar edhe misioni i EULEX në Kosovë.

Berrnd Borchardt ka thënë javën e kaluar se ende nuk është caktuar koha se kur do të formohet Gjykata Speciale për krime lufte. /Kosova Sot 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)