Bllaca kërkon llogari nga EULEX për arratisja e bashkëkriminelëve
Prishtinë, 15 janar - Nazim Bllaca përmes një letre dërguar prokurores Emma Rizzato ka shprehur shqetësimin për sigurinë e tij ndërsa ka kërkuar llogari nga EULEX-i për arratisjen e tre bashkëkriminelëve të tij.
E nderuara prokurore e rastit, desha të ju drejtohem me ane të kësaj letre dhe të shprehshqetësimet e mia lidhur me arratisjen e Shpresim Ukës, Driton Hajdari, Bekim Sylës për të cilët u shpall vendimi më 17 dhjetor 2012 ku edhe gjykata i gjeti fajtorë për të gjitha veprat penale, ka shkruar Bllaca në këtë letër që ka siguruar Koha Ditore.
Bllaca konsideron se sa më shumë që Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Bekim Syla janë në arrati, jeta e tij mund të jetë e rrezikuar.