Bllaca II , "arratisen" tre nga të akuzuarit
Prishtinë, 17 dhjetor - Tre nga pesë të akuzuarit e rastit Bllaca II nuk janë paraqitur në seancën përfundimtare ku do të shpallej vendimi. Gjykata ka nxjerrë menjëherë urdhër-arrest, për Shpresim Ukën, Driton Hajdarin e Bekim Sylen, ndërsa ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të bëjë sjelljen e tyre në gjykatë brenda një ore.
Tre te arratisurit dhe dy të tjerët kanë qenë të mbrojtur në liri. Pesë të dyshuarit akuzohen për një vrasje dhe dy tentiva vrasjeje, ndërkaq aktakuza ndaj tyre ishte ngritur pas denoncimeve publike që i kishte bërë i vetëshpalluri agjent i SHIK-ut, Nazim Bllaca në nëntor 2009.