Bllaca e Miftari sulmojnë në Facebook Kadri Veselin
Prishtinë, 21 qershor - Debatit që zgjoi rrëfimi i parë publik i ish-Shefit të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Kadri Veselit para Gjykatës nuk po i ndahen as të vetëshpallurit agjent të këtij shërbimi, Nazim Bllaca e Naim Miftari, të cilët shigjetuan në rrjetin social Facebook.
Ndonëse nuk kanë shumë shokë aty, ata janë kujdesur që të japin nga një koment e të shprehin edhe reagimin e tyre zyrtarë kundër deklaratave të djeshme të Veselit që i cilësoi si manipulatorë.
Naim Miftari e ka kërcënuar se do ta demantoi në dëshminë e tij, që sipas Miftarit, do të jetë ditëve ën vazhdim. Boosi i Shik-t Kadri Kodoshi Veseli nuk di a ki me qen kinse kaq \' misterioz \' kur pas disa ditësh do të jam unë para gjykatës ndërkombëtare ne Kosovë .
Do ta shohim patriotizmin e juaj dhe \'luftën\' e hijeve ta tregoj unë ty aty, luftën e gjelave .???, shkruan Miftari në facebook.
E Nazim Bllaca vetëm i është rikthyer armës së tij ët fuqishme, memories.
Ai i ka rikujtuar Kadri Veselit deklarata që i kishte dhen në vitin 2009 në lidhje me Ibush Kllokoqin dhe Selim Broshën, që sipas Bllacës, janë kontradiktore me ato që Veseli i tha dje para Gjykatës. Kadri Veseli -kodoshi ja përgatit vetit aktakuza e ardhshme, konstaton Bllaca në Facebook.