15 Maj 2025

“Bllaca 99”, në kujtim dhe nderim të gjithë shqiptarëve që e përjetuan Bllacën

Bllacë, 10 prill  - “Liria e Kosovës në themelet e veta e ka emrin e secilit refugjat të Bllacës dhe të gjithë atyre që dhunshëm u përndoqën nga shtëpitë e tyre. Ata u bënë zëri dhe imazhi i Kosovës që kërkonte të drejtën e vet”, kështu tha kryeministri I Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”, në kujtim dhe nderim të gjithë shqiptarëve që e përjetuan Bllacën dhe eksodin e 99-ës, në kujtim dhe nderim të gjithë të rënëve për liri, dëshmorëve dhe të zhdukurve, në respekt dhe falënderim për të gjithë ata që ndihmuan popullin shqiptarë dhe Kosovën në vitin 1999.

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj, tha se janë në Bllacë për të respektuar  rezistencën e vuajtjen e shqiptarëve që kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës, gra e burra, fëmijë e pleq, që prapa kishin lënë të kaluarën, emrat, kujtimet, varrezat dhe njerëz të tyre në zjarrin e luftës.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj falënderoi shqiptarët kudo që janë, për bukën dhe ujin, për strehën dhe mbi të gjitha për shpresën që ua mbajtën gjallë të përndjekurve me ëndrra të vrara.

“Një falënderim të gjithë njerëzve të mirë, prej këtu, përgjatë tërë Evropës Perëndimore e përtej Atlantikut,,në Amerikë, Kanada e Australi, e deri në Jerusalem, që ua lehtësuan tragjedinë dhe ua lidhën plagët e shpirtit”, tha kryeministri Haradinaj.

Nga një fjalë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”, mbajtën edhe kryetari BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Po sot, në Bllacë, është hapur ekspozita me fotografi nga kampet e refugjatëve e fotografit profesional nga Brukseli, Asllan Krasniqi, është mbajtur mitingu i poezisë “Bllaca 99”, me pjesëmarrjen e mbi 90 poetëve nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe në shenjë kujtimi dhe nderimi për të gjithë shqiptarëve që e përjetuan Bllacën, janë mbjellë 99 fidane.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)