Bleu narkotikë, dënohet 1 vit burg
Prishtinë, 16 dhjetor - Gjykata Themelore në Mitrovicë-Departamenti i Krimeve të Rënda, shpalli Aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D. LL, i përkatësisë etnike Serbe, nga Komuna e Leposaviçit, pasi i njëjti është gjendur fajtor që paautorizim ka blerë substanca narkotike- marihuan me qëllim shitjeje, me çrast ka kryer veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e narkotikeve, nga neni 273, paragrafi 1., të KPRK-së.
Në Aktgjykim thuhet se i pandehuri në gjysmën e parë të vitit 2014 pa autorizim ka blerë ne qëllim të ofroi për treg substanca narkotike-marihuan, në sasi prej 2513.62 gram (2.5 kg) nga një person nga Republika e Serbisë, dhe të njëjtën sasi më pas e dërgon në shtëpinë e tij, ku pas kontrolleve të bëra nga ana e policisë e njëjta është gjetur dhe konfiskuar.
Ne këtë rast, gjyqtari i çështjes të pandehurit D. LL, i shqiptojë dënimin me burg në kohëzgjatje prej 1 viti dhe 500 (pesëqind) euro gjobë, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së Aktgjykimit.