Blerja e helikopterëve pret "vulën" e kryeministrit Thaçi
Prishtinë, 1 tetor - Ka mbetur vetëm një nënshkrim i kryeministrit Hashim Thaçi, në mënyrë që të zyrtarizohet Njësia e Helikopterëve, e cila pritet të menaxhojë krizat dhe fatkeqësitë e pamenaxhueshme deri më tani nga institucionet vendore.
Në një bisedë për Zëri, koordinatori i krijimit të kësaj njësie, njëherazi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, tregon për rrugën që kanë kaluar deri më tani për krijimin e kësaj njësie si dhe për të mirat që do tia sjellë ajo vendit.
"Jo vetëm sivjet, por unë mendoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe sipas mendimit tim nuk duhet të kalojë as muaji dhe menjëherë pas asaj pëson një rrugë e trasuar, një gatishmëri e shteteve për të rilicencuar pilotët"; eshte shprehur ai.
Ky staf pritet që të zyrtarizohet nga kryeministri Hashim Thaçi në mënyrë që me fillimin e vitit tjetër të nisë blerja e helikopterëve të parë. Helikopterët e tjerë, sipas Ibishit, ka gjasë që në Kosovë të sillen si donacione dhe për këtë ai ka thënë se kanë mbështetje të madhe nga Sllovenia e Turqia.