04 Maj 2024

Bislim Zyrapi dëshmon në rastin ”Kleçka”

Prishtinë, 5 qershor - Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, sot do të dëshmojë në rastin “Kleçka”, në të cilin janë të akuzuar Fatmir Limaj dhe nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij.

Për Zyrapin janë rezervuar dy ditë që ai të merret në pyetje nga ana e prokurorit Maurizo Salustro, kryetari i trupit gjykues, dhe pala mbrojtëse.

Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, konkretisht nga sallën e improvizuar në “Kinemanë ABC1”, sot në rastin “Kleçka” do të dëshmojë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi.

Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj, ka bërë me dije për “Epokën e re” se nëse pala mbrojtëse nuk do të propozojë ndonjë dëshmitar për këtë proces atëherë, pas dëshmisë së Zyrapit, do të dëshmojnë edhe dy ekspertë.

Rrecaj, ka thënë se për Zyrapin janë rezervuar dy ditë që ai të merret në pyetje nga ana e prokurorit Maurizo Salustro, kryetari i trupit gjykues, Malkom Simons dhe pala mbrojtëse e të akuzuarve në rastin “Kleçka”.

“Bislim Zyrapi është dëshmitar i prokurorisë, i cili do të dëshmojë për rastin ‘Kleçka’. Për dëshminë e Zyrapit janë të rezervuara dy ditë. Nëse ka nevojë sigurisht do të vazhdohet edhe me ndonjë ditë tjetër. Pas Zyrapit do të dëshmojnë edhe dy ekspertë, njëri është i prokurorisë, tjetri i mbrojtjes”, ka thënë Rrecaj.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se pret nga dëshmitari Zyrapi ta thotë të vërtetën. “Besoj se Bislim Zyrapi do ta thotë të vërtetën, e cila është në favor të mbrojtjes”, është shprehur Rrecaj, duke shtuar se pala mbrojtëse ka kohë deri më 14 qershor të propozojë ndonjë dëshmitar të saj për të dëshmuar në këtë proces gjyqësor.

“Ne si avokatë mbrojtës ende nuk kemi vendosur se a do të propozojmë ndonjë dëshmitar apo jo. Ne kemi marr një kërkesë nga gjykata që deri më 14 qershor, nëse do të kemi ndonjë dëshmitar, ta propozojmë. Në këtë drejtim ne jemi edhe në fazën e konsultimeve. Do të shikojmë se a do të jetë e nevojshme të propozojmë eventualisht ndonjë dëshmitar”, ka deklaruar Rrecaj.

Avokati i Limajt ka thënë se sot (e mërkurë) trupi gjykues mund të vendosë për çështjen e deklaratave të Urim Krasniqit, i njohur si dëshmitari “I”. “Siç e dini, dëshmitari ‘I’ ka marrë një dënim nga ana e gjykatës për mosdhënien e dëshmisë. Tani është nën autoritetin e gjykatës të vendosë për çështjen e pranueshmërisë ose jo të deklaratave të tij të mëhershme të dhëna në polici dhe prokurori”, ka thënë Rrecaj.

Deri më tani në rastin “Kleçka” kanë dëshmuar: ish-shefi i Shërbimit Juridik të UÇK-së, Sokol Dobruna, dëshmitari “C”, dëshmitarja “Y”, dëshmitari “M” dhe Urim Krasniqi, i njohur si dëshmitari “I”. 

/Epoka e re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)