Bisedohet rreth trafikimit seksual në Kosovë
Prishtinë, 23 nëntor - Sot në hapësirën e re të Kosovo 2.0 do të organizohet një bisedë e shkurtër rreth trafikimit seksual në Kosovë.
Çdo ditë në Kosovë, gratë dhe vajzat i nënshtrohen prostitucionit me forcë. Trafikimi seksual, një formë e skllavërisë moderne, po trajtohet dobët dhe nuk po i ipet vëmendja që i duhet.
Kosovo 2.0 në këtë bisedë të shkurtër do të shtjellojë temat: Si ka ndryshuar situata sa i përket trafikimit seksual që nga pavarësia e Kosovës? Çfarë duhet të bëhet më shumë për t’i mbështetur personat që janë trafikuar? A bëjnë sa duhet institucionet legjislative kosovare për ta parandaluar këtë formë moderne të skllavërisë?