10 Maj 2024

Binak Podrimçaku shpallet ushtari më i mirë i FSK-së

Prishtinë, 2 maj - Në Kazermën  “Adem Jashari” të FSK-së, gjegjësisht në Amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO), u mbajt sot, ceremonmia e shpalljes së ushtarit më të mirë të FSK-së, për këtë vit. 

Në ceremoni morën pjesë, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvëndës ministrat: Muhamet Latifi dhe Bejtush Gashi, zëvendës komandanti i FSK-së,  gjeneralmajor Rrahman Rama, general brigade Gëzim Hazrolli, si dhe përfaqësues të KFOR-it, Amerikan, në Bonstell, dhe oficerë dhe ushtarë të FSK-së. 

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri  Kastratri, pasi përshëndeti pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që ndihmuan për këtë garë, tha:”gara për zgjedhjen e ushtarit më të mire ishte një ngjarje e veçantë, sepse u organizua për herë të parë në kuadër të FSK-së”.

Ai më pastaj, shtoi “Vizioni ynë kryesor është anëtarësimi në NATO. Këto disiplina janë standardet që neve si FSK, nesër si Forcë e Armatosur, na çojnë drejtpërdrejt në përmbushjen e standardeve që duhet t’i arrijmë në të ardhmen. Shpirti garues i çdo njërit në FSK, të jetë aq i fuqishëm që të ecim përpara drejt arritjes së qëllimeve tona të përbashkëta, që të jemi krah për krah me shtetet e NATO-s.”

Ndërsa, rreshter majori Genc Metaj, njoftoi  për mbajtjen e garave. “Në gara finale kanë marrë pjesë 22 pjesëtarë të përgjedhur nga të gjitha njësitet e FSK-së, dhe garat janë mbajtur në këto diciplina-testime: përgatitja fizike, navigimi tokësor ditën-natën, teksti i njohurive të përgjithshme, gjuajtja me armë, kalimi i poligonit me pengesa dhe marshimi në gjatësi 15 km me ngarkesa.

Garusit gjatë tërë kohës kanë dëshmuar se janë të përgatitur shumë mire, për të dëshmuar, kështu, se jetojnë dhe janë të mishëruar me 7 vlerat e FSK-së, dhe janë të gatshëm të marrin pjesë në kompeticione të tilla edhe në nivel ndërkombëtar. Pas garimit, sipas rezultateve finale, të gjithë garusit ishin shumë të mirë, dhe dallimi në poena, ishte shumë i ngusht,  përfundoi fjalën e tij, rreshtemajor Genc Metaj.

Ushtari më i mirë, sipas rezulltateve të aritura në terren u shpal, toger Binak Podrimçaku, me gjithsej 538 poena, Brigada e Reagimit të Shpejtë (BRSH) në Istog, në vendin e dytë, u rendit ushtari Kushtim Abazi më504 poena, pjesëtar i BRSH-së, ndërsa në vendin e tretë, tetar Migjen Basha, me gjithsej 487 poena, pjesëtar  i Brigadës për Mbështetje Operacionale BMO-së.

Të gjithë pjesëtarët e FSK-së, u nderuan me mirënjohje, ndërsa tre pjesëtarët që zunë tri vendet e para u  shpërblyen nga Komandanti i FSK-së, general Kastrati, me Mirënjohje të vaçanta dhe me nga një Medaljon të FSK-së. 

 Ushtari më i mirë i FSK-së, toger Binak Podrimçaku, me emocione, shtoi se :“Gara ka qenë shumë e fortë dhe konkurrenca ishte shumë e madhe, sa që nuk e kam ditur se mund të jem unë fituesi. Ky çmim më nderon dhe më jep forcë për të vazhduar përpara për ta çuar minisonin e FSK-së, sa më lart.”
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)