Bills e njofton Kastratin për bashkëpunimin me FSK-në
Prishtinë, 3 janar - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Kadri Kastrati, priti sot, në ambientet e Ministrisë për FSK-në, një delegacion oficerësh të lartë të Ushtrisë Amerikane të prirë nga Gjenerali i G-3 të Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjeneralbrigade Michael Bills (US Army Europe) në një vizitë zyrtare.
Me këtë rast, Komandanti i FSK-së gjeneral Kastrati e njoftoi gjeneralin Bills, për zhvillimet dhe të arriturat e FSK-së si dhe për bashkëpunimin bilateral në mes të SHBA-ve dhe Kosovës.
Ndërsa, Gjenerali Amerikan, Michael Bills e ka njoftuar komandantin e FSK-së, për të arriturat e US Army- Europë dhe për bashkëpunim e mëtutjeshëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës.