BIK pranon se katër xhamia nuk i ka nën ombrellë
Prishtinë, 19 gusht - Në Kosovë janë të identifikuara katër xhami të cilat nuk janë nën ombrellën e Bashkësisë Islame (BIK), dy prej të cilave tashmë janë mbyllur.
Së paku këto janë të dhënat që i ka prezantuar BIK-u, përfaqësuesit e së cilës thonë se ato duhet të mbyllen pasi që nuk kanë asnjë informatë se çfarë aktiviteti zhvillohet në to, kush i drejton dhe për çfarë arsye funksionojnë.
Resul Rexhepi, sekretari i BIK-ut, ka shpjeguar se posedojnë informata që në Kosovë janë katër vend-falje të ashtuquajtura xhami, dy prej të cilave janë funksionale dhe ndodhen në Dragash.
Ndërkaq dy të tjera që janë mbyllur dhe ka thënë se ndodheshin në Deçan dhe tjetra në Prishtinë e cila u mbyll ditë më parë, në kuadër të një operacioni që rezultoi me arrestimin e 40 personave të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale që lidhen me terrorizëm.
/koha/