01 Maj 2024

Bijtë e Adem Grabovcit nuk e njohin ligjin

Prishtinë, 20 gusht - Bijtë e Adem Grabovcit, shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Guximi e Ngadhnjimi, në mesnatën e 15 shkurtit, kanë dëshmuar se “nuk e njohin ligjin”.

Guximi duke vozitur veturën e tipit “BMW” në drejtim të Fushë Kosovës, nuk po pyeste për ngjyrat e semaforëve.

Në rrugën me shpejtësi të lejuar prej 60 deri 80 km/h, ai po drejtonte automjetin me shpejtësi 170km/h. Ky ishte shkasi pse dy policët në detyrë e ndoqën atë me veturë zyrtare dhe me shenja sinjalizuese derisa e ndaluan.

Si rrjedhojë e tërë kësaj, dhe pas një konfrontimi verbal, aktakuza thotë se Guximi e grushtoi policin Avni Selaci, në prani të kolegut të tij, Latif Veseli.

Gazeta “Tribuna” ka siguruar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ndaj vëllezërve Grabovci ku për herë të parë mund të mësohen versionet e bijve të politikanit të njohur kosovar, emri i të cilit është përmendur në raste të ndryshme, por jo për vepra penale . /Tribuna/


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)