Bie nga kati i katërt i kirurgjisë
Prishtinë, 14 korrik - Një vdekje e dyshimtë është regjistruar nga policia në Prishtinë, pasi mbrëmë rreth orës 19:10 raportohet se viktima femër shqiptare për shkaqe të panjohura ka rënë nga kati i katërt i ndërtesës së kirurgjisë pranë QKUK-së në Prishtinë.
\"Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës\", thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse policore, kurse me urdhër te prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.