Biçiklisti përfundon nën kamionetë
Podujevë, 29 qershor - Mbrëmë në Podujevë ka ndodhur një aksident me pasoja fatale. Raportohet se një biçiklist është goditur për vdekje nga një kamionetë në rrugën \"Fitorja\" pas orës 21.
\"Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar kamionetën Fiat me targa lokale, ka goditur biçiklistin-viktimën mashkull shqiptar\", thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se viktima është dërguar në emergjencë e Podujevës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
\"Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje\", thuhet në raportin e policisë.