14 Maj 2024

Betohen personeli i Inspektoratit Policor të Kosovës

Prishtinë, 14 mars - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt ceremonia e betimit zyrtar të personelit hetues dhe inspektues të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Betimi bëhet me qëllim që zyrtarët e personelit hetues dhe inspektues, të kuptojnë plotësisht përgjegjësitë ligjore dhe morale në pozitën që e ushtrojnë dhe me qëllim të arritjes së standardeve më të larta të mundshme të etikës dhe sjelljes profesionale.

Në këtë ceremoni morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi,  Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, zyrtarë të ICITAP-it, EULEX-it, OSBE-së etj.

Me këtë rast, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se është krijuar një traditë e mirë për ne si shtet i ri dhe jo e rastësishme, për arsye se zyrtarët dhe hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës e kanë një detyrë të shenjtë, shumë të ndjeshme që kërkon integritet personal, paanshmëri, devotshmëri në mënyrë që kjo natyrë e institucioneve të zbatimit të ligjit të funksionojnë sa më mirë.

“Keni detyrë që të mbikëqyrni punën e Policisë së Kosovës, prandaj ky është një akt edhe moral, ky lloj betimi, ngjashëm siç e bëjnë edhe gjyqtarët, prokurorët dhe tjerë, tregon që jemi në zbatim të ligjit, me transparencë, me devotshmëri dhe paanshmëri. Mbikëqyrja e institucioneve të sigurisë ka rëndësi të veçantë në shtetet demokratike, sepse përmes saj sigurisht që përmirësohet edhe puna e tyre në praktikë”,- tha ministri Rexhepi.

Ndërsa, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, tha se Inspektorati Policor i Kosovës, ndodhet në një zhvillim të hovshëm profesional, duke qenë të vetëdijshëm për përmbushjen e misionit.
 
“IPK-ja sot po realizon një ndër objektivat kryesore strategjike në rritën e saj, plotësimin gradual të strukturës organizative për profesionalizimin e vazhdueshëm. Si institucion mbikëqyrës për punën e Policisë së Kosovës, duhet që së pari të jemi vet profesional, transparent dhe vigjilent për paraqitjen tonë, duke vënë në praktikë, metodologjinë më të re të hetimeve dhe inspektimeve, që janë dy nga shtyllat kryesore të IPK-së” theksoi Shishani.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)