Betim Ibrahimaj është vrarë në Siri
Prishtinë, 13 shkurt - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot është vrarë në Siri, Betim Ibrahimaj. Ai është personi i dytë nga Kosova që është vrarë javët e fundit në këtë vend.
Deri më tash në Siri kanë vdekur apo janë vrarë, 76 shtetas të Kosovës.
Ibrahimaj nga komuna e Istogut, ishte i akuzuar në rastin e njohur si, “Liqeni i Badovcit”, por që kishte arritur të arratisej nga Kosova.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha për Radio Evropa e Lirë se policia, "nga burime të ndryshme ka marrë informacione për vdekjen e këtij personi".
Mirëpo, sipas tij, "duke iu referuar situatës në zonat e konfliktit, nuk posedohet dokumentacioni apo informacioni zyrtar për vrasjen e tij".
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak aktualisht gjenden 60 persona.
Po ashtu është raportuar se në këtë vend janë edhe 40 gra dhe 50 fëmijë.