02 Maj 2024

Bernd Borchardt nga 1 shkurt shefi i ri i misionit EULEX

Prishtinë, 15 janar - Bernd Borchardt, shefi i ri i misionit EULEX, zëvendëson më 1 shkurt francezin Xavier Bout de Marnhac.

Në një konferencë për shtyp në Bruksel, diplomati gjerman, me përvojë në Kosovë, deklaroi si prioritete luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kur u largova nga Kosova në vitin ’99 pata bindjen e plotë se populli kërkonte paqe dhe liri, por përveç kësaj ata donin institucione të qendrueshme, demokraci dhe rend ligjor. Pra, ne jemi këtu për të ndihmuar Kosovën europiane, në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Por, kemi ende sfida të rënda përballë nesh, siç janë korrupsioni dhe krimi i organizuar”, u shpreh Bernd Borchardt.

Megjithëse komandanti i operacioneve civile u përpoq të shmangte tema sensitive të dialogut Prishtinë-Beograd, shefi i deritanishëm i EULEX-it sqaroi se për misionin, prioritet tjetër i rëndësishëm mbetet veriu i Kosovës.

“Situata në veri mbetet një çështje e një shqetësimi të lartë për misionin, siç ka ndodhur këto dy vjet. Por, ka ndryshime domethënëse, siç është nisja e zbatimit të marrëveshjes për pikë-kalimet kufitare... Në termat e sigurisë ka ende një çështje delikate, që duhet zgjidhur, që është liria e qasjes dhe e transportimit të të gjithë punonjësve në dogana.\"

\"Siç e dini, ne i transportojmë me helikopter oficerët e doganave dhe policët kufitare të Kosovës dhe kjo është një mbështetje e kushtueshme për misionin”, tha Xavier Bout de Marnhac, kreu (në largim) i EULEX.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)