Bernd Borchardt emërohet shef i ri i EULEX-it
Diplomati gjerman vjen në krye të Misionit të BE-së në Kosovë duke e pasuar gjeneralin francez, Xavier But de Marnhac, i cili është në këtë funksion që nga 15 tetori i vitit 2012.
Siç ka njoftuar Këshilli i Bashkimit Evropian, ai këtë detyrë e merr me 1 shkurt të vitit 2013, duke e zëvendësuar kështu francezin, Xavier Bout de Marnhac.
Borchardt ka lindur në vitin 1955 në Botrup, me profesion është psikolog dhe ka qenë zëvendës i William Walkerit në krye të misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë