Bernd Borchardt e viziton Beogradin
Borchard gjithashtu u takua me Ministrin e Drejtësisë dhe Administratës Publike, Nikola Selaković, dhe Drejtorin e Zyrës së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin.
Në mesin e çështjeve që u diskutuan, më e rëndësishmja ishte çështja e sigurisë lidhur me zgjedhjet e ardhshme në veriun e Mitrovicës, të cilat do të mbahen të dielën më 17 nëntor.
EULEX-i së bashku me PK-në dhe KFOR-in do të sigurojnë që më 17 nëntor qendrat e votimit, anëtarët e komisioneve, facilitatorët e OSBE-së si dhe votuesit të sigurohen."
"Mund të pritet prani më e madhe e ofruesve të sigurisë, të cilët do të kenë mundësi të reagimit të menjëhershëm në rast të ndonjë kërcënimi për sigurinë. Diskutimet që i pata me partnerët e mi në Beograd lidhur me pengimin e mundshëm të procesit të votimit ishin shumë të dobishme, dhe jam ndarë i kënaqur, tha z. Borchardt.
Gjatë vizitës së tij, z. Borchardt gjithashtu u takua edhe me delegacionin e BE-së në Beograd, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe me mediat.