Berisha e Rama presin vitin e ri se bashku me ushtarët e FSK-së në detyrë
Prishtinë, 31 dhjetor - Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës Rrustem viziton ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që janë në krye të detyrës dhe në sherbim të qytetarëve, vendit dhe shtetit në ndrrimin e moteve.
Ministri Berisha në këtë vizitë do të jetë i shoqëruar edhe nga Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Është traditë në FSK vizita në ndrrimin e moteve tek ushtarët në kazerma, për të nderuar dhe për të uruar ata që janë në krye të detyrës dhe në sherbim të qytetarëve, vendit dhe shtetit, në natën më të gëzuar të vitit.