13 Janar 2025

Berisha e njoftoi Dinoshen me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së

Prishtinë, 28 mars - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zotëri Rrustem Berisha priti sot në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Malit të Zi, në Prishtinë, Ferhat Dinosha me bashkëpunëtorë.
 
Ministri Berisha dhe ambasadori i Malit të Zi, Dinosha biseduan për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në mes dy shteteve si dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit  dhe zgjerimin e tij edhe në fusha tjera që janë me interes për dy vendet.  

Ministri Berisha e njoftoi ambasadorin Dinosha edhe me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, sukseset gjatë trajnimeve dhe operacioneve të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, përfshirë integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve në FSK.

Rëndësi të veçantë ministri i kushtoi bashkëpunimit ndërkombëtar me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Gardën  Kombëtare të Ajovës së SHBA-ve si dhe bashkëpunimin me ministritë e mbrojtjes të vendeve fqinje.

Ambasadori i Malit të Zi, z. Dinosha falënderoi ministrin Berisha për pritjen si dhe e përgëzoi për zhvillimet dhe arritjet e përgjithshme të FSK-së.

Ambasadori me këtë rast shprehu qëndrimin zyrtar të qeverisë së Malit të Zi për mbështetjen e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat, e kryesisht në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)