Berisha, 475 mijë euro shpërblim për tenderin e pasaportave
Prishtinë, 11 janar - Drejtori i Departamentit për Prodhim të Dokumenteve, Besnik Berisha duket se ka përfituar një shumë prej 475 mijë eurosh si shpërblim për tenderin e pasaportave që kishte fituar kompania austriake OeSD.
Sipas dëshmive të Natali Velija Berisha i kishte marrë këto para për vete dhe për të tjerët që kanë ndihmuar kompaninë austriake të fitonte tenderin.
Paratë ajo thotë se i ka ndarë me të tjerë, verën e kaluar, pak ditë pasi Ministria e Punëve të Brendshme i kishte derdhur rreth 1.4 milionë euro në llogarinë bankare me numër 1701001012075322 në NLB Prishtina, ka thënë një burim brenda Policisë për Koha Ditore.
Sipas burimit Velija ka thënë se një pjesë të parave ia ka dhënë edhe partnerit të saj në biznes, Fisnik Blakaj. Rreth 300 mijë euro ka pohuar se i ka transferuar nga llogaria bankare, të tjerat i ka dhënë kesh.