Beqir Mezelxhiu zgjidhet kryeshef i AKMRrSB-së
Prishtinë, 15 korrik - Qeveria e Kosovës ka vendosur që pozitën e kryeshefit të Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore tia japin Beqit Mezelxhiut. Kjo pas konkursit të shpallur kohë më parë për këtë pozitë, raporton Indeksonline.
E ai i cili deri më tani mbante pozitën e ushtruesit së detyrës Ferki Fejza nuk ka arritur që ta mbajë më gjatë këtë pozite.
Kujtojmë se ky i fundit sipas raportimeve në media akuzohet për keqpororime të detyrës zyrtare. Gjithashtu, gjatë kohës së udhëheqjes së tij, Fejza kishte kërcënuar disa herë se do të mbyllte Institutin e Onkologjisë pasi ky i fundit nuk kishte marrë licencë nga Agjencia që drejton Fejza, sado që Agjencia nuk kishte një rregullore me kritere që do të ishin të nevojshme për licencimin e institucioneve me rrezatim.
E për ta zënë pozitën e kryeshefit të AKMRrSB mësohet se janë intervistuar 13 persona.