22 Dhjetor 2024

Bentler pret në Prishtinë komandantin e ushtrisë serbe

Prishtinë, 3 qershor - Lejtnant Gjenerali Markus Bentler pati një takim të nivelit të lartë me Shefin e Mbrojtjes se Forcave të Armatosura Serbe Miloje Miletic në ndërtesën e NATOs në, shtabin qendror të KFOR-it në Pristinë.

Takimi u mbajt  në kuadër të Komisionit të Përbashkët për implementim e cili ka dalë  nga “Marrëveshja e Kumanovës” në mes të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe.

Takime të tilla në kuadër të kornizës së Komisionit të Përbashkët për Implementim janë regullisht të organizuara poashtu edhe me Shqipërinë, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Malin e Zi. 

Qëllimi i vizitës ishtë të ngrisë bashkpunimin dhe sigurinë në të dy anët e Vijës Kufitare Administrative. Në këtë takim u bisedua për çështje të interesave të përbashkëta si lufta kundër kontrabandës, siguria e vendkalimeve kufitare dhe problemi i kalimeve ilegale ne vijën kufitare administrative. 

Këto takime të nivelit të lartë e rrisin lidhjen dhe bashkpunimin në mes të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Sërbisë për të mirën e të gjithë qytetarëve  në rajon. Bisedimet kontribuojnë në masë të madhe  në mbajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Instituticionet e Kosovës janë vazhdimisht të informura nga ana e KFOR-it për këtë process.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)