Bën vetëvrasje i paraburgosuri M.A
Prishtinë, 13 gusht - I paraburgosuri, M. A, i akuzuar për veprën penale: Krime lufte kundër popullatës civile, ka bërë vetëvrasje në dhomën e tij D-7, në Qendrën e Paraburgimit të Pejës, në natën e 12.08.2014. Ai është gjetur i varur dhe pa shenja jete nga Oficeri Korrektues rreth orës 23:35.
Drejtoria Qendrës së Paraburgimit të Pejës ka ndërmarrë të gjitha procedurat ligjore duke njoftuar Ndihmën e Shpejtë, Policinë, Prokurorinë, si dhe autoritetet kujdestare të Mjekësisë Ligjore, të cilët së bashku i kanë kryer të gjitha procedurat e parapara me ligj.