15 Janar 2025

Bekim Sejdiu dekretohet gjykatës në Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë, 15 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dekretoi sot emërimin e zotëri Bekim Sejdiu, gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e dekretimit ishte i pranishëm edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84 pika 19 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 7 të Ligjit Nr. 03/L-121, për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe duke u bazuar në Vendimin e Kuvendit të Kosovës për propozimin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetues.

Zotëri Bekim Sejdiu dha sot betimin para Presidentes Jahjaga. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)