17 Janar 2025

Beka: Zjarrfikësit në gjendje të rëndë, brengosëse përbuzja

Prishtinë, 26 dhjetor - Kryetari i Sindikatës së Zjarrëfikësve të Kosovës, Muharem Beka, në emisionin e mëngjesit në RTK, deklaroi se gjendja e Zjarrëfikësve në vendin tonë është e rëndë dhe ajo që i brengosë më së shumti është përbuzja nga të gjitha institucioneve të vendit.

Ai tha se gjendja e rëndë e Zjarrëfikësve është e njëjtë dhe e pandryshueshme, nuk është bërë asgjë për përmirësimin e kushteve.

Beka tha se asnjëherë nuk kanë pasur përgjigje nga ana e institucioneve. Nga viti 2008 ju kemi drejtuar ish qeverisë Thaçi, asnjëherë nuk i dhanë prioritet që ky shërbim të avancohet sa i përket edhe kapaciteteve humane e teknike.

Ai tha se ka vetëm 80 zjarrëfikës, ndërkaq më së paku duhet të jenë një zjarrëfikës në 1000 banorë. Ai kishte edhe një vendim nga ish kryeministri Hashim Thaçi, që thoshte se obligohen ministritë e sidomos ajo e Financave që të zbatojnë atë që zjarrëfiksit të kalojnë nga niveli komunal në atë qëndror.

\"Pagat i marrim nga niveli lokal apo Komuna e që për punën që bëhet janë minimale\", tha ai.

Ai thotë se qe 8 vjet kërkojnë pëgjegjësi nga institucionet për gjendjen e rëndë të krijuar te zjarrëfikësit. Ai tha se nuk kanë uniforma, radio-lidhjet nuk funksionojnë etj.

Beka tha se nga shkuarja e UNMIK-ut, Komunat nuk e rregulluan çështje e koeficientit dhe as të gjërave të tjera, kështuqë vazhdon një gjendje e rëndë. Ai tha se duhet të ndërmarrin hapa për tejkalimin e kësaj situate, duke përfshirë edhe grevë.

Pos institucioneve, ai tha se edhe deputetëve ju kanë kërkuar që të ndërmarrin hapa për këtë gjendje të rëndë sidomos nga Komisioni për Siguri. \"Të gjitha institucionet janë të njoftuara për situatën, por që nuk kanë ndërmarrë asgjë\".

Beka tha se po e keqpërdorin gatishmërinë e zjarrëfikësve për punën dhe se duhet të organizohen për të tejkaluar këtë situatë. Në takimin e fundit me ministrin e Financave, Avdullah Hoti, jemi dakorduar që të ndërmirret një hap në këtë drejtim, por prapë se prapë nuk ka ndonjë hap konkret.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)