17 Maj 2024

Beka: Pozita e zjarrfikësve mbetët e rëndë

Prishtinë, 5 dhjetor - Kryesia e Sindikatës së Zjarrfikësve në mbledhjen e mbajtur shqyrtoi gjendjen e krijuar  në Shërbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit kuu konstatua se pozita e Zjarrfikësve mbetët e rëndë e pa ndryshuar, e pa qartë dhe  konfuze.

Sindikata e Zjarrfiksëve shprehë shqetësimet lidhur me kët gjendje të krijuar në ketë Shërbim emergjent dhe bëjmë publike qëndrimet e Sindikatës lidhur me pozitën aktuale e cila si e tillë është e pa pranueshëme  dhe e pa përballueshme .

Muharrem Beka Kryetari i Sindikatës të zjarrfikësve ka thënë së situata e krijuar ku asgjë nuk funksionon dhe askush nuk  e di pse,dhe askush nuk interesohet që kjo gjendje të tejkalohet, këtë Shërbim e ka vë para kolapsit, ky Shërbim funksionon vetëm me vullnetin  e mirë të zjarrfikësve dhe gadishmerinë për të vepruar në interes të qytetarëve

"Të ranguar me Status të i Shërbyeseve Civil, mos  definimi i kompetencave menaxhuese, ku nuk dihet se kush menaxhon ketë shërbim, pa bugjet të planifikuar për Zjarrfikësa, pa kushte për punë, mungesa e paisjeve  personale dhe mjeteve teknike,pa aplikim të masave për mbrojtje dhe siguri në punë, paisje të pa kontrolluara periodikisht sipas deklaratës së prodhuesit dhe të pa testuara, ku drejtperdrejt rrezikohet jeta e Zjarrfikësve."

"Për kët gjendje të krijuar dhe kërkesat tona të drejta ju kemi drejtuar Qeverisë dhe ministrive përkatëse,kuvendeve Komunake, por për veq premtimeve asgjë tjeter nuk ndodhi,për realizimin e kërkesave tona kemi organizuar edhe  Grevë në te gjitha komunat e Kosovës, me datë 13-10-2014 por për shqetsimet tona dhe permirsimin e pozites dhe kushteve tona te punës askush nuk  u interesua", ka theksuar Beka.

Ai ka thënë me tutje se sindiakta e zjarrfiksëve për hirë të Etikës Profesionale, Humanizmit, Misionit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Shpetimit të jetës së njeriut dhe të mirave materiale, q'do herë është angazhur që me dialog ti z’gjedhim problemet dhe ti realizojmë të drejtat tona të bazuara në ligjet në fuqi.

"Qendrimi i Sindikatës së zjarrfikësve pas Grevës së organizuar, ishte që edhe një herë t'ju japim kohë që deri më, 05-12-2014 të shqyrtohet gjendja në ketë sherbim dhe të na krijohën kushte normale për të vepruar dhe ky shërbim të jet funksional, por veprimi institucioneve tona  për habi, i njejtë dhe as një pergjigjie dhe reagim lidhur me kerkesat tona."

"Prandaj për shkak të rrethanave të krijuara në Vendë, në mungesë të  Institucioneve dhe Qeverisë , Sindikata ka marrë vendim që deri sa të formohet Qeveria,të pezullojë presionin Sindikal, ne kursesi  nuk do t heqim dorë nga kërkesat tona  dhe  me formimin e Qeverisë, do të jemi këmbngulës në kerkesat tona dhe do të dalim me qendrim lidhur me aktivitetin dhe masat Sindikale që do të ndërrmarrim", thekson në fund Beka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)