Bejtush Gashi emërohet ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Prishtinë, 13 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar sot Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj i dëshiroi suksese ministrit të ri në detyrën e tij dhe i premtoi mbështetjen e plotë, në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë.
Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjërues në fushën e sigurisë.
Ai i sjell qeverisjes së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin.