06 Maj 2024

Behxhet Shala thotë se do të ketë edhe arrestime të tjera

Prishtinë, 29 maj - Behgjet Shala drejtor ekzekutiv në KMDLNJ është i bindur se arrestimet nuk do të ndalen me kaq.

Ai paralajmëron edhe arrestime të tjera, sidomos ndaj atyre që janë të përfshirë në korrupsion, krim të organizuar.

Në një prononcim për “Bota sot’ ai mendon se skena politike në Kosovë duhet të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni, kur dihet se korrupsioni është aq i hapur dhe aq shumë po e dëmton Kosovën, saqë është e pamundur që me këtë gjendje në të cilën jemi të ecim përpara drejtë integrimeve evropiane.

Sipas tij reagimet e Thaçit edhe po të ishte në opozitë nuk do të ndikonin aspak në dinamikën e punës së EULEX-it, meqë siç shprehet ai ky mision e ka dinamikën e punës së vet dhe ata punojnë sipas standardeve të veta.

“EULEX i arreston individë për të cilët dyshon se kanë pasur vepra penale pavarësisht se cilës parti i përkasin.  EULEX-i nuk i  bënë përshtypje se kush është në pushtet, ata kanë një mandat ekzekutiv për një segment të gjyqësisë së Kosovës dhe për këtë nuk i përgjigjen as qeverisë, kuvendit dhe askujt tjetër. Ata e bëjnë punën e vet dhe nuk i bënë përshtypje se kush çfarë bënë e thotë”, u shpreh Shala. 

Ai nuk ka dashur të paragjykoj me procesin e shtatë të arrestuarve, duke thënë se çdo i arrestuar apo i dyshuar derisa nuk shpallet fajtor është i pafajshëm dhe kjo nuk do të thotë se ata janë fajtor, edhe pse arrestimet janë bërë pa pyetur prokurorinë apo hetuesit në Kosovë, ka deklaruar për Bota sot, Behxhet Shala drejtor ekzekutiv i KMDLNj-se.

/Bota sot/
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)