14 Janar 2025

Bëhet ndërrimi i komandës së Ekipit të Ndërlidhjes së NATO-s

Prishtinë, 14 janar  – Sot në kampin \"Film City\" në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë u mbajt ceremonia e ndërrimit të komandës për Ekipin e Ndërlidhjes dhe Këshillimit të NATO-s (ENKN).

Ceremonia shënoi dorëzimin e komandës nga gjenerali gjerman në largim, Gjeneral Brigade Peter Braunstein tek gjenerali i ardhshëm gjerman, Gjeneral Brigade Werner Haumann, si Drejtor i ENKN-së.

Ngjarja u ndoq nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo dhe nga udhëheqësia e Forcës së Sigurisë së Kosovës të përfaqësuar nga Ministri Demolli dhe Gjeneral Kastrati. Kjo ceremoni ishte e dyta që nga 28 marsi i vitit 2014 kur ky entitet i NATO-s është ndarë nga selia e KFOR-it dhe është vendosur drejtpërdrejt në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel.

Në fjalën e tij, Gjenerali Braunstein ka përmbledhur periudhën si Drejtor i ENKN-së duke thënë: “Ishte një nder i madh dhe kënaqësi për të shërbyer me familjen e KFOR-it në mbështetje të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ne kemi arritur mjaft shumë deri tani, por ka ende punë për t\'u bërë në mënyrë që të përmirësohet më tej ndërtimi i kapaciteteve dhe trajnimi për Forcën e Sigurisë së Kosovës.”

Komandanti i KFOR-it, në përmbylljen e tij, ka përcjellur përgëzimet për rezultatet e arritura nga ENKN, të cilët kanë kryer detyrat në mënyrë të jashtëzakonshme, duke demonstruar profesionalizëm dhe kompetencë. Gjenerali Figliuolo gjithashtu ka thënë: “Do të doja të theksoj se në sajë të marrëdhënies tonë të ngushtë dhe punës ekipore, kam qenë në gjendje që  arrijë më mirë qëllimet dhe objektivat e KFOR-it.

Unë vërtetë i vlerësoj shumë përpjekjet tona të përbashkëta që na lejuan në mënyrë proaktive të organizojmë dhe të planifikojmë për zhvillimet e mundshme të situatës dhe për të vepruar si një ekip duke angazhuar liderët kryesorë dhe palët e interesuara në Kosovë. Peter, punë të shkëlqyer dhe të lumtë.”

Gjenerali Braunstein, i cili ka shërbyer si Drejtor i ENKN-së që nga 29 gushti i vitit 2014, do të marrë përsipër komandën e Qendrës së Verifikimit të Ushtrisë Gjermane në Gajlenkirchen, në muajin shkurt. Drejtori i ardhshem Gjeneral Brigade Haumann, i cili më parë ka shërbyer si Shef i Degës së Mbështetjes në Komandën e Forcave Ajrore Gjermane, tani do t’i drejtojë 35 anëtarët e shërbimit dhe të personelit civil të përfaqësuar nga 14 kombe të ndryshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)