22 Dhjetor 2024

Behar Selimi u.d i drejtorit të përgjithshëm të Policisë

Prishtinë, 6 prill - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbështetur në kompetencat e tij sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Policinë e Kosovës, ka miratuar kërkesën e sotme të Sheremet Ahmeti për lirimin e tij nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, Kryeministri e ka falënderuar Ahmeti për punën dhe kontributin e tij të deritashëm në ngritjen dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës.

Kryeministri Thaçi ka emëruar Behar Selimi, ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Kryeministri ka inkurajuar Selimi që të kryejë me profesionalizëm dhe përkushtim detyrën me të cilën është ngarkuar dhe t’i thellojë edhe më tutje reformat dhe të avancojë standardet e domosdoshme brenda policisë së Kosovës, për punë edhe më efikase dhe efektive, fuqizim të sundimit të ligjit dhe vazhdim të betejës së pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)