16 Janar 2025

Begaj akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare

Prishtinë, 16 dhjetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në Gjykatën Themelore në Gjakovë për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Kreu i Malishevës, sipas këtij akti të akuzës, dyshohet se ka shpërdorur detyrën apo autorizimet e veta zyrtare në raport me drejtorin e shkollës \"Ganimete Tërbeshi\" në Astrazup, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Ragip Begaj gjatë muajve qershor-gusht 2014, në cilësinë e personit zyrtar ka shpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimet e veta, me qëllim që një të dëmtuari t’i shkaktojë dëm, duke ia shkelur të drejtat nga marrëdhënia e punës.

Edhe pse ky i dëmtuar në bazë të kontratës së punës ndërmjet Drejtorisë për arsim dhe edukim në Malishevë do të duhej t’i kryente detyrat e punës drejtor në shkollën fillore të mes dhe ulët ‘Ganimete Tërbeshi’ në fshatin Astrazup deri më 01.10.2015, i pandehuri me dashje dhe dijeni i ka shkelur dispozitat e Ligjit të punës, duke e shpallur konkursin për pozitën e tij pa ia ndërprerë marrëdhënien e punës.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)